Hoxha u kërkon të rinjve ta bëjnë Kosovën krenare në Bashkimin Evropian

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 16:41 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të deklaratave të mirëkuptimit nga studentët përfitues të bursave “Young Cell Scheme 2018-2019”, raporton Ekonomia Online.

Ky projekt i bashkë-financuar nga Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian do u japë mundësinë bursistëve që të zgjerojnë njohuritë e tyre edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Me rastin e kësaj ceremonie, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se ministria që ajo drejton, është e përkushtuar që vite me radhë japë fonde për këtë projekt.

“Jam e bindur që ju çka jeni këtu jeni më të mirët. Ju kur të ktheheni do jeni pjesë e jona. Do jeni pjesë e institucioneve. Besoj që edhe me përforcimet që po i marrim çdo vit prej juve puna jonë do fuqizohet edhe më tutje. Kështu që sot unë ndihen shumë e lumtur që jam këtu në hapjen a parë të nënshkrimit të marrëveshjes me gjithë ju. MIE është bashkë financuese e kësaj skeme të bursave që për neve dhe për juve është sinjal i mjaftueshëm që sa me rëndësi është kjo skemë. Ne jemi të përkushtuar vite më radhë të japim fonde në këto skema”, tha Hoxha.

Ajo pati edhe porosi për bursistët, ku kërkoi që të përfitojnë gjatë studimeve të tyre dhe të bëhen krenaria e vendit. Sipas Hoxhës përfitues më i madh është edhe Ministria e Integrimit Evropian.

“Tani më raundi i 11 dhe 12 tani më mbi 1 dekadë e gjysmë është bërë që prej kur gjeneratat e para kanë marrë pjesë në këtë skemë të bursave. Një prej përftuesve më të mëdhenj është edhe MIE, për neve është një dhuratë e madhe sidomos ndaj procesit të integrimit evropian. Ngritja e kapaciteteve të rinisë sonë është shumë më rëndësi. Do mundohemi që në kuadër të kësaj skeme ta rrisim numrin. Dua ta lë një mesazh që të përfitoni shumë gjatë studimeve të juaja atje dhe të na bëni krenar dhe të ktheheni që së bashku të vazhdojmë punën dhe prioritetet që kemi përpara”, shtoi Hoxha.

Drejtori i British Council, Angus Bjarnason, tha se ky projekt ka shumë rëndësi për zhvillimin e Kosovës.

“Kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe të shohim rritjen dhe zhvillimin në Kosovë. Jemi të lumtur dhe krenarë që jemi përfshirë”, u shpreh Bjarnason, raporton EO.

Ndërsa udhëheqësi projektit “Young Cell Scheme 2018-2019”, Ezio Benedetti tha se faza e këtij projekti  ka qenë një punë dhe sfidë e gjatë për ekipin, por po ashtu edhe studentët.

“Dua të iu uroj për atë që jemi këtu sot. Ka qenë një proces mjaftë stresues dhe i gjatë për secilin prej juve. Ju tani më jeni këtu për të nënshkruar kontratën e mirëkuptimit”, pohoi Benedetti.

Përndryshe ky projekt i mundëson 40 studentëve nga Kosova që të përfitojnë bursa studimi nëpër vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1263463907151613/

Të ngjashme