Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përshëndetur Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, duke theksuar se deputetët që votuan pro, dëshmuan se prioritet i tyre është lëvizja e lirë e qytetarëve, para interesave partiake dhe individuale.
Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha:
Përshëndes vendimin e deputetëve të Republikës së Kosovës për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Sot, me votën e tyre, deputetët që votuan pro, dëshmuan se prioritet i tyre është lëvizja e lirë e qytetarëve, dëshmuan se qytetari i Republikës së Kosovës është para interesave partiake dhe individuale.
Sot deputetët qëndruan unik për interesin e qytetarit, pavarësisht përpjekjeve të shumta nga qarqe të brendshme e të jashtme për të penguar këtë proces dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, pengesë e cila edhe një herë e bëri Kuvendin e Republikës arenë gazi.
Tani, na pret punë edhe më e madhe, të fokusohemi në tema tjera të rëndësishme për vendin. Ditëve në vijim, do të angazhohem maksimalisht me institucionet e BE-së për të konkretizuar hapat e mëtejmë drejt liberalizimit të vizave.
Faleminderit deputetë të Republikës së Kosovës, sot na bëtë krenar”