Zëvendëskryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka thënë se koalicioni PAN do ta jetësojë vullnetin e qytetarëve të shprehur më 11 qershor.
Në Infobox të TV Dukagjini, Hoxhaj ka thënë se vullneti i qytetarëve për ta bërë Kryeministër Ramush Haradinajn është shprehur me 11 qershor, me një fitore të padiskutueshme.
Ai deklaroi se koalicioni PAN do ta propozojë mandatarin ashtu siç parashihet me kushtetutë, dhe do t’i formojë institucionet e reja shumë shpejt, duke theksuar se PDK nuk do të lejojë bllokadë apo ngërç institucional për vendin.