Hoxhaj: “Askush nuk mund ta shembë themelin e lirisë sonë, që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës”

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar në rrjetin social facebook pas vendimit të Gjykatës Speciale, për Salih Mustafën, ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilin kjo gjykatë e dënoi me 26 vjet burg krime lufte, raporton EkonomiaOnline.

Ai tha se është e ditur që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe e pashmangshme.

“Është e ditur botërisht që lufta e UÇK-së ka qenë e drejt, e pastër dhe e pashmangshme, duke i dhënë fund pushtimit barbar serb dhe për të mbrojtur popullin shqiptar në Kosovë nga gjenocidi serb” theksoi ai.

Hoxhaj theksoi se ndjehet tejet i tronditur nga ky vendim, siç e quan ai drakonik.

“Kur Serbia sot dhe çdo ditë po kërcënon ekzistencën e shtetit të Kosovës, sot jam tejet i tronditur nga vendimi drakonik i Gjykatës në Hagë për Salih Mustafën”, shtoi ai

Ai vazhdoi duke thënë se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. Askush nuk mund ta shembë themelin e lirisë sonë, që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës” tha Hoxhaj.

Të ngjashme