Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se asociacioni i komunave serbe do të themelohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në emisionin “Arena” në “Oranews.tv” Hoxhaj ka theksuar se ky asociacion do të jetë një lloj organizate joqeveritare.
“Ky asociacion do të jetë një lloj organizate joqeveritare me kompetenca fare ekzekutive, por një grupim i komunave serbe me qëllim që ata për çështje të pushtetit komunal, për çështje të urbanizmit dhe për çështje të politikave lokale mund të koordinohet dhe të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën”, ka thënë Hoxhaj.