Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka quajtur të shëmtuara pamjet që u shfaqën sonte, kur disa individë shihen duke djegur flamurin e Turqisë.
“Pamjet e shëmtuara që u shfaqën sot të disa individëve duke djegur flamurin e shtetit mik të Kosovës, Turqisë, janë absolutisht të papranueshme dhe të dënueshme. Përgjegjësit që përmes këtyre veprimeve duan të shkaktojnë përçarje mes qytetarëve të Kosovës, duhet të sillen para drejtësisë sa më parë”, ka shkruar Hoxhaj, në faqen e tij në Facebook.
Ai ka thënë se Republika e Kosovës dhe e Turqisë kanë raporte të shkëlqyeshme ndërshtetërore dhe Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës.