Hoxhaj: Deri në 40% e qytetarëve kanë dyshime të pabazuara rreth vaksinës anti-Covid

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 14:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deri në 40 për qind e popullsisë në Kosovë kanë dyshime te vaksina kundër virusit Covid-19, për shkak të dezinformatave, kështu tha në një bisedë me Ekonomia Online, kryesuesi i Organizatës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi, Mentor Hoxhaj.

Ai thotë se këto dyshime të qytetarëve janë të bazuara në lajme të rreme, që janë të shpërndara nga profile të ndryshme.

“Momentalisht kemi shumë lajme të cilat po gjenerohen nga profilet të ndryshme, sesa kemi lajme që prodhohen nga mediat dhe të cilat pastaj shpërndahen në rrjete sociale. Vërehet një rritje e ngadalshme e skepticizmit të persona të cilët kanë dyshimet e tyre sa i përket vaksinës dhe dyshimeve të tyre janë të formave dhe shqetësimeve të ndryshme”.
“Unë nuk mendoj që momentalisht e kanë ngadalësua, unë mendoj që efektin real të lajmeve të rrejshme sa i përket vaksinës në përgjithësi lidhur me efektet e tyre apo përbërjes së vaksinave do të shihen tek nga fundi i këtij viti apo nga fillimi i vitit të ardhshëm, kur të themi ashtu kur të vaksinohen gjysma e popullsisë. Unë mendoj që diku nga 20 deri në 40 të popullsisë kanë dyshime sa i përket vaksine, të cila dyshime janë kryesisht të pabazuara”.

Drejtori i “Factchecker” thotë se që nga fillimi i pandemisë janë shpërndarë mbi 4 mijë lajme të rreme.

“Realisht lajmet të rrejshme sa i përket vaksinimit janë të importuara nga shtetet te ndryshme, lajmi i fundit i rrejshëm, është importuar nga shteti ynë fqinjë që ka të bëjë me efekte të vaksinimit, s’po e përmendi që të mos bëhemi edhe ne shpërndarës të atij lajmi. Dhe ai lajm e shohim që po shpërndahet nga profilet në rrjetet sociale”.

“Nga fillimi i pandemisë deri më tani kemi kaluar mbi 4 mijë dhe ne ende vazhdojmë të luftojmë lajmet që kanë të bëjnë me Covid-19. Fillimisht kanë qenë lajme me burim nga Rusia dhe më pastaj kemi pas lajme të ndryshme që ka pas lajme tjera. Si iu thash më parë për teorinë e konspiracionit vjen nga njëri shtet i yni fqinjë”.

Të ngjashme