Hoxhaj: Falënderues përjetë ndaj djemve, vajzave tona dhe miqve ndërkombëtarë për çlirimin

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës nga okupatori serb, përmes një fotografie të shkrepur më 12 qershor të vitit 1999.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shpërndarë fotografinë e një plaku, në të cilën shihet gëzimi i tij me hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë.

Hoxhaj, ka thënë se kështu të gëzuar pafundësishtë ishim të gjithë para 21 viteve kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë dhe larguan okupatorin serb. 

“Kështu të ekzaltuar dhe falenderues ishim e jemi të gjithë ne për përfundimin e një lufte që kishte shumë viktima, ku armiku që kishim përballë nuk zgjodhi mjete për të zhdukur qenien shqiptare në Kosovë.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai, është shprehur falenderuar ndaj djemve dhe vajzave të Kosovës dhe miqve tanë ndërkombëtarë që Kosova u çlirua dhe sot këto pamje mbesin pjesë e një historie që nuk duhet harruar.

Deputeti i PDK-së, thotë se sot Kosova ka një të ardhme në gjirin e familjes së popujve të përparuar.

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Kështu të gëzuar pafundësisht ishim të gjithë ne para 21 vitesh kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë dhe larguan përfundimisht forcat okupatore serbe nga Kosova! Kështu të ekzaltuar dhe falenderues ishim e jemi të gjithë ne për përfundimin e një lufte që kishte shumë viktima, ku armiku që kishim përballë nuk zgjodhi mjete për të zhdukur qenien shqiptare në Kosovë. Fatmirësisht, falë djemve e vajzave tona më të mira dhe miqve tanë ndërkombëtarë Kosova u çlirua dhe sot këto pamje mbesin pjesë e një historie që nuk duhet harruar. Sot Kosova ka një të ardhme në gjirin e familjes së popujve të përparuar! Gëzuar 21 vjetori i çlirimit! Kurrë mos u përsëritshin luftërat! Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të rënë! Faleminderit që bëtë të mundur lirinë e Kosovës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme