Hoxhaj: Gjashtëmujori i ardhshëm, shans i madh për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 01:37 | Nga Ekonomia Online

Enver Hoxhaj i PDK-së ka thënë se gjashtëmujori i ardhshëm mund të jetë mundësi e madhe e arritjes së marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, ka mundësi të madhe edhe të hapjes së rrugës për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Pas temës së emrit të Maqedonisë, ne jemi prioriteti më i lartë ndërkombëtar në Ballkan dhe nëse ka një të dërguar të posaçëm për Ballkan si Palmeri, që merret kryesisht me Kosovën, gjashtëmujori i ardhshëm shihet si mundësi e madhe e arritjes së marrëveshjes historike mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë ai në Rubikon.

Ai ka thënë se të gjitha partitë duhet të bëhen bashkë për këtë proces duke shtuar se Kosovës dhe ekipit të dialogut do t’i duhet një listë temash se çka duhet të diskutohet e çka jo.

Hoxhaj: Për dialog të ketë konsensus politik

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, sonte në Rubikon duke folur për dialogun me Serbinë ka thënë se duhet të arrihet konsensus politik për këtë çështje.

‘’Dialogu e ka determinuar fatin e kësaj qeverie sikurse demarkacioni i cili poashtu i ka dhënë fund qeverisë në vitin 2017.Të gjitha partitë politike në Kosovë nuk kanë dallime të mëdhaja. Së pari duhet të ketë konsensus politik’’, ka thënë Hoxhaj.

‘’Shpesh herë është përdor për qëllime të brendshme edhe pse ka qenë e jashtme. Dialogu duhet të jetë në dy nivele, atë të kuvendit dhe të qytetarëve të Kosovës’,

Të ngjashme