Ish-ministri i Punëve të Jashtme, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar në “Facebook” për 35-vjetorin e grevës së minatorëve të “Trepçës”.
Hoxhaj ka thënë se kjo ngjarje u bë hallka e parë vendimtare në zinxhirin e ngjarjeve për mbrojtjen e Kosovës nga hegjemonia serbe.
“Greva e minatorëve para 35 vitesh, më 20 shkurt e vitit 1989, sot tregon se ishte vullneti politik dhe jo struktura e një regjimi që përcakton stabilitetin. Kjo ngjarje u bë hallka e parë vendimtare në zinxhirin e ngjarjeve për mbrojtjen e Kosovës nga hegjemonia serbe. Si e tillë, e përcaktoi fatin e pashmangshëm të vdekjes së shtypjes serbe e jugosllave. Ajo shërbeu si ngjarje kyçe për ndërgjegjen e shqiptarëve drejt lirisë”, ka shkruar Hoxhaj.