Hoxhaj – Guterresit: Kosova duhet të bëhet anëtare e OKB-së sa më shpejt

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në Konferencën e Gjashtë të Ndërmjetësimit në Stamboll me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Turqisë ku edhe është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Hoxhaj ka njoftuar në Facebook se gjatë një bisede të shkurtër që pati atje me shefin e OKB-së i ka thënë atij  se Kosova duhet të bëhet anëtare e OKB-së sa më shpejtë që është e mundur, në mënyrë që të ketë stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

“Gjithashtu potencova se prezenca e UNMIK-ut në Kosovë tashmë është e panevojshme, sepse këto burime duhet të përdoren në zona të konfliktit, e jo në një vend politikisht të qëndrueshëm dhe të sigurtë siç është Kosova”.

“Në Konferencë, ku isha bashkë me ministrin Mahir Yağcılar, takova edhe Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Organizimi i një konference të tillë luan rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme