Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka kritikuar raportin e komisionit për shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi.
Sipas tij, kur temat janë komplekse, politika dhe komisionet duhet ti thjeshtësojnë ndërkaq e jo t’i komplikoj edhe më shumë.
“Dëgjova shumë vlerësime të përgjithshme por jo ndonjë fakt apo dëshmi konkrete. Nuk ishit konkret, nuk pash ndonjë qartësi të re. Më thoni se kur kullotat dhe mirëmbajtja e rrugës janë përdorur si argumente për caktimin e ndonjë kufiri”.
Hoxhaj tha se ka pritur gjetje të reja konkrete, raporton EO.
“Ne si Qeveri do ta dërgojmë këtë raport në Kuvendin e Kosovës. Por kam pritur gjetje të reja konkrete. E kam përshtypjen se sot nuk na keni ofrua fakte. Unë sot dal prej kësaj mbledhje të Qeverisë me një qartësi më të vogël se sa ajo që kam pritë”.