Hoxhaj kujton Betejën e Koshares: Ishte më shumë shumë se fitorja e një beteje, krenar me UÇK-në

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përkujtuar 22 vjetorin e Betejës së Koshares, ku ushtarët e Brigadës “138” thyen kufirin Kosovë – Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se thyerja e këtij kufiri ishte realizimi i një amaneti të tërë brezazh që vdiqën me mallin e bashkimit.

Postimi i plotë i tij:

22 vite më parë, pushkët e trimave të Brigadës “138” të UÇK-së në luftën e Koshares, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, me zemrat plotë mall e dashuri për Atdheun, thyen kufirin që ndante prej 100 vitesh dy pjesë të një kombi, Kosovës dhe Shqipërisë. Më shumë se fitorja e një beteje, ky ishte realizimi i një amaneti të tërë brezazh që vdiqën me mallin e bashkimit. Përjetësisht krenarë me burrat dhe gratë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që lirinë, më shumë se jetën e tyre, patën më të shtrenjtin ideal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme