Hoxhaj-Kurtit: Ke arritur marrëveshje gojore me Vuçiqin për targat

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka arritur marrëveshje gojore me Vuçiqin për punë të targave.

Ai u shpreh se Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq arriti marrëveshje private, ndërkaq siç u shpreh ai me Rrahman Jasharajn nuk po sillet si kryeministër i tij.

“Ky ka arritur një marrëveshje gojore, tipik feudale me Vuçiqin për punë të targave dhe për punë të kartave të identitetit”.

“Nëse ky ka arritur marrëveshje pikërisht private me Vuçiqin dhe nuk e dimë si do të duket zbatimi i saj dhe ju si kuvend do ta shihni që do të ketë probleme serioze me zbatimin dhe kjo tregon që ky nuk po sillet me Rrahman Jasharajn si kryeministër i tij”.

“Askush prej nesh nuk është mirë që ta bëjë muralin e dyfishtë  në këtë vend, sepse e dimë çka ndodh shumë mirë”, u shpreh ai.

Të ngjashme