Hoxhaj: Lajmet e rreme rritën frikën te qytetarët për marrjen e vaksinës anti-Covid

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 14:09 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Udhëheqësi i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP),  Mentor Hoxhaj në një intervistë për Ekonomia Online tha se edhe Kosova si e tërë bota kanë qarkulluar lajme të rreme sa i përket vaksinës anti-Covid.

Hoxhaj tha se prej fillimit të pandemisë ka qarkulluar lajmi se rrjeti 5G është shkaktar i Covid-19, si dhe që përmes vaksinës po tentohet që të dirigjohen njerëzit përmes mikroqipit.

E të gjitha këto lajme të rreme sipas tij, kanë ndikuar për keq te njerëzit ku dhe është rritur frika për marrjen vaksinën.

Sipas tij, ministria e Shëndetësisë duhet të bëjë më shumë fushata ndërgjegjësimi që qytetarët të kuptojnë rreziqet që vijnë nga vaksinimi, por edhe mbi të vërtetën.

“Dhe në Kosovë si në hapësirën tjetër të botës kanë qarkulluar mjaft lajme të rreme sa i përket vaksinimit dhe kjo është e ndërlidhur kryesisht me 5G dhe mikroqipat, dy lajme të rrejshme të cilat kanë qarkulluar që nga fillimi i pandemisë, ku kanë qarkulluar lajme të rrejshme se 5G është shkaktarë e Covid-19, duke vazhduar edhe me lajmin e rrejshmë që ka qarkulluar edhe në lajmet tona që fillimisht ka qenë një lajm satirik, që u shpërnda lidhur me mikroqipat e gjetur te autopsia e 1 mijë persona të vdekur nga Covid-19. Bashkëdyzimi i këtyre teorive ka ardhur edhe teoria e fundit që është duke qarkulluar ende që Iluminati dhe persona të tjerë janë duke tentuar që të na dirigjojnë me vaksinimin”.

“…sigurisht, ka pasur edhe teori të tjera të cilat kanë qenë të ndërlidhura me Covid-19, por kryesisht personat që lexojnë lajmin nuk shikojnë se kush e ka postuar apo demantimi nga ana jonë nuk ka arrit në nivelin e duhur për të kuptuar njerëzit që një lajm i tillë është i rremë dhe qytetarët e dinë se kanë lexuar d iku se te personat është gjetur mikroqipi, kanë dëgjuar që vaksina do të jetë një mikroqip, dhe nën vetëdijen e qytetarëve është krijuar mendimi që vaksinat nuk janë të mira, dhe kjo ka rezultuar me një numër jo të vogël të qytetarëve që mendojnë se vaksina nuk është e mirë”.

“Ka mjaft shqetësime lidhur me vaksinën AstraZeneca ne nivele të ndryshme të botës, sa i përket mpiksjes së gjakut dhe rrezikut të cilin ajo paraqet, pa hyrë në procese të tjera që kanë të bëjnë me teori konspirative të shteteve dhe prodhuesve, por nëse marrim për shembull ShBA nuk e kanë në shfrytëzim këtë vaksinë”.

Mes tjerah, Hoxhaj ka shtuar se janë larguar mijëra lajme nga rrjeti social Facebook, derisa ka shtuar se nuk e kanë intensitetin e njëjtë sikur në fillim të pandemisë, raporton EO.

E sipas tij, lajmet e rreme paraqesin rrezik të madh e sidomos te lexuesit digjital.

“Ne kemi larguar me mijëra lajme nga rrjeti social Facebook, lajmet vazhdojnë të jenë jo në intensitetin që ka qenë vitin e kaluar, por lajmet paraqesin një rrezik të madh duke parë natyrën e lexuesve digjital, që informohen përmes rrjetit social Facebook dhe pjesa dërmuese e tyre nuk lexojnë lajmin brenda dhe shohin vetëm titullin dhe mbi atë e krijojnë idenë e lajmit”.

Të ngjashme