Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka premtuar se Prizrenin do ta bëjë zonë ekonomike.
Ai ka thënë se si kryeministër ndër vendimet e para që do ta marrë ai që Prizreni të bëhet zonë ekonomike.
Hoxhaj në një takim në Prizren ka premtuar edhe ndihmë për bizneset.
Postimi i tij i plotë:
“Plani i Rimëkëmbjes është plan për zhvillimin e bizneseve. Është plan për rritjen e punësimit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë. Para shumë biznesmenëve prizrenas, dje prezantova Planin e Rimëkëmbjes, i cili parasheh fondin prej 1 miliard euro për rimëkëmbjen ekonomike, ku 500 milionë euro do të jenë të dedikuara vetëm për bizneset.
Prizreni është qendër e kulturës dhe historisë sonë. Por, ndër vendimet e para që do të marr si kryeministër, do të jetë vendimi për ta bërë Prizrenin edhe zonë ekonomike.
Ne do të ofrojmë lehtësira fiskale për bizneset, përkrahje direkte përmes granteve investive dhe subvencioneve, por edhe siguri për çdo investitor, duke e themeluar Gjykatën Komerciale.