Hoxhaj paralajmëron investime në hekurudha

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 01:08 | Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, ka thënë se treni është një nga mjetet e transportit më të përdorura në shumë vende të zhvilluara të botës dhe një prioritet i Fillimit të Ri është rritja e investimeve dhe zhvillimi i transportit hekurudhor të Kosovës.

Hoxhaj ka zgjedhur të hipë në tren, të hënën, në vazhdim të fushatës zgjedhore, me ç’rast ka bashkëbiseduar me qytetarë që po udhëtonin.

“Për t’u zhvilluar një vend ekonomikisht dhe si shoqëri transporti është nevojë dhe domosdoshmëri e patjetërsueshme. Ndërsa, treni është një nga mjetet e përdorura më së shpeshti në shumë vende të zhvilluara të botës, dhe një prioritet i Fillimit të Ri është rritja e investimeve dhe zhvillimi i transportit hekurudhor të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në faqen e tij në Facebook.

“Një hap i tillë tashmë është bërë gjatë mandatit të kaluar, kur kemi arritur marrëveshjen për projektin e zhvillimit të hekurudhave në kuadër të Procesit të Berlinit”.

“Treni i fitores së Fillimit të Ri është i pandalshëm, njësoj sikurse edhe zhvillimi i Kosovës me PDK-në”, ka theksuar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, i cili garon për deputet.

Image may contain: 1 person, smiling, sitting

 

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme