Hoxhaj paralajmëron “reformë të thellë” në PDK

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se subjektin e tij e pret reformë e thellë. Ai ka përmendur premisat mbi të cilat duhet të ndodhë kjo reformë.

Ai thotë se është mirënjohës ndaj të gjithëve në parti të cilët e përkrahën në zgjedhje brenda një kohe shumë të shkurtër prej marrjes së detyrës.

“E kam marrë udhëheqjen e partisë në një kohë shumë të vështirë. Pas goditjeve që morëm u ballafaquam me zgjedhje të shpejta. U jam mirënjohës strukturave, aktivistëve dhe të gjithëve për përkrahjen që kemi marrë. Ajo që duhet të ndodhë është se duhet të kemi një reformë të brendshme të partisë demokratike të Kosovës. Reforma duhet të jetë e thellë dhe duhet të jetë pernime. Duhet të lidhim aleancë me qytetarin”, ka thënë ai.

Ai ka treguar tri kushtet mbi të cilat duhet të bazohet reforma.

“Kemi merita të shumta. Kemi rritur paga. Kemi arritur anëtarësim në organizata qeveritare. Kemi ndërtuar shtet. Të gjitha punët tona. Por nuk duhet t’i përmendim më. Së dyti, duhet të kemi demokraci më të zhvilluar brenda. Së treti duhet të kemi emancipim më të madh të gruas në PDK. Duhet ta lexojmë më mirë këtë rezultat zgjedhor. Reforma e brendshme është kjo. E jashtme është ajo se PDK duhet të hapet ndaj të gjitha grupeve të qytetarëve”, ka shtuar ai.

Të ngjashme