Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas termetit në Zagreb të Kroacisë dhe ka uruar që kryeqyteti kroat të ketë sa më pak pasoja në njerëz.
Enver Hoxhaj, tani deputet i PDK-së, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se me shqetësim po i përcjellë lajmet për termetin në Zagreb.
Ai ka thënë se shpreson se populli kroat ta tejkalojë sa më lehtë dhe sa më shpejtë këtë tronditje dhe ngjarje tragjike.
Krejt në fund të tekstit, Hoxhaj lutet që nga termeto të ketë sa më pak pasoja në njerëz.
Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:
Me shqetësim po përcjelli lajmet për termetin në Zagreb, sidomos në këtë situatë edhe të pandemisë globale. Shpresoj që populli kroat ta tejkalojë sa më lehtë dhe sa më shpejtë këtë tronditje dhe ngjarje tragjike! Lutem për sa më pak pasoja në njerëz.