Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, kryesuar nga David McAllister.
Takimi është duke u zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë.
Detajet e këtij takimi do të bëhen të ditura në një konferencë për media e cila pritet të mbahet në ora 11:00.
McAllister gjatë së premtës ka takuar edhe krerë të tjerë të institucioneve. Ai u prit në takim edhe nga Lista Serbe.