Ekonomia Online
FUNDIT

Hoxhaj priti në takim ambasadorin italian Nicola Orlando, flasin për gjendjen në Kosovë

Hoxhaj priti në takim ambasadorin italian Nicola Orlando, flasin për gjendjen në Kosovë

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin Italian, Nicola Orlando, me të cilin kanë biseduar edhe për situatën aktuale në Kosovë, përfshirë Gjykatën Speciale, pandeminë dhe krizën institucionale e politike. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se bashkë me anëtaren e kryesisë së PDK-së, […]

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin Italian, Nicola Orlando, me të cilin kanë biseduar edhe për situatën aktuale në Kosovë, përfshirë Gjykatën Speciale, pandeminë dhe krizën institucionale e politike.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se bashkë me anëtaren e kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu Kodra, kanë pritur në takim ambasadorin Italian, Nicola Orlando.

“Italia, që nga viti 1999 gjithnjë ishte në krah të Kosovës dhe të luftës së saj të drejtë. Lufta e drejtë e UÇK-së krijoi rrethana të reja, në të cilat Kosova aspiroi dhe vazhdon të aspirojë vlerat evropiane për ndërtimin e një shoqërie demokratike e të sigutë për të gjithë qytetarët. “, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai, gjithashtu tha se pashmangshëm, biseduan edhe për situatën rreth pandemisë Covid-19, duke konstatuar se kjo situatë duhet të menaxhohet me sa më shumë përgjegjësi dhe angazhim me të gjitha kapacitetet institucionale e njerëzore.

Lexoni të plotë shkrimin e Enver Hoxhajt në Facebook:

Bashkë me anëtaren e Kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, pritëm në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando, me të cilin biseduam, ndër të tjera, edhe për situatën pas Gjykatës Speciale dhe për krizën institucionale e politike në Kosovë. 

Italia, që nga viti 1999 gjithnjë ishte në krah të Kosovës dhe të luftës së saj të drejtë. Lufta e drejtë e UÇK-së krijoi rrethana të reja, në të cilat Kosova aspiroi dhe vazhdon të aspirojë vlerat evropiane për ndërtimin e një shoqërie demokratike e të sigutë për të gjithë qytetarët. 

Bashkëpunimi midis dy vendeve tona do të vazhdojë edhe më tej, për ta jetësuar, tani, anëtarësimin e Kosovës në familjen evropiane.

Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën rreth pandemisë Covid-19, duke konstatuar se kjo situatë duhet të menaxhohet me sa më shumë përgjegjësi dhe angazhim me të gjitha kapacitetet institucionale e njerëzore.

Të ngjashme