Hoxhaj: Raporti i Komisionit për Matjen e Territorit shumë kredibil

Prishtinë | 03 Mar 2017 | 18:00 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ku po debatohet rezultati i matjes së territori të Kosovës nga komisioni i angazhuar për këtë punë, ka thënë se komisioni ka bërë një punë shumë të mirë dhe se raporti i dalë nga ky komision është shumë kredibil.

“Raport kredibil, serioz dhe objektiv raporti i komisionit për Matjen e territorit të Kosovës. Komisioni ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë”, ka thënë Hoxhaj.

“Kryerja e këtij procesi është pjesë e kompletimit të sovraniteti të Kosovës”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme