Në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, tha se shfuqizimi i Gjykatës Speciales mund të pengojë anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës, raporton Ekonomia Online.
Hoxhaj, tha se iniciative për shfuqizimin e Speciales është në Qeveri ku edhe do të debatohet se cilat janë qëndrimet e shteteve kyçe që mund të ndikojnë në pengimin e anëtarësimit të Kosovës.
“Gjykata Speciale, nuk dua të bëjë komente për iniciativën, është në Qeveri do ta trajtojmë këtë temë cilat mund të jenë qëndrimet e shteteve kyçe mund të debatohet”.
Hoxha iu përgjigj interesimit të kryetares së komisionit Vjosa Osmani. Ajo i tha Hoxhajt nëse do të ndikojë negativisht iniciativë për shfuqizimin e Speciale tek shtetet e fuqishme, që të bëjnë një hap prapa që mos të ndihmohet Kosova në anëtarësim në Këshill të Evropës.
“Të na tregoni për kontaktet e tuaja me shtetet anëtare, sa mendoni që do ndikojë iniciativa për shfuqizimin e gjykatës që kanë ndikim në këtë organizatë, te ndikojë tek shtetet e fuqishme, siç janë Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Franca, a mendoni që ato mund të bëjnë një hap prapa përderisa kjo iniciativë mbetet në fuqi”.
Deputeti i VV-së, Dukagjin Gorani, pyeti dy herë Hoxhaj për pasojat e shfuqizimit të Speciales, por që nuk mori përgjigje të kënaqshme.
“Cilat janë pasojat qe do t’i kemi nga Këshilli i Evropës nëse shfuqizohet Gjykata Speciale?”.
Hoxhaj iu përgjigj se nuk e di cili do të jetë raporti me vendet tjera për shfuqizimin e Speciales, dhe ai tha se duhet ta shfrytëzojë Kosovë kohën për aplikim në Këshill të Evropës.
“Për çka po flas dhe për çka kam bërë përpjekjeje që të reflektoj është hapja e këtij procesi dhe ka periudha që janë të hapura për të pranuar vende të reja anëtare nuk e di cili do të jetë raporti për shfuqizimin e gjykatës speciale por ju kisha ftuar të bëjmë një agjendë se kështu bëhet aplikimi dhe këtë periudhë ta shfrytëzojmë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillë të Evropës. Iu kisha ftuar të tejkaloni dallimet e brendshme politike është përtej debatit të brendshëm”.
Ndërsa Vjosa Osmani, përsëri mori fjalën duke shtuar se duhet të pritet epilogu i Speciale dhe pastaj të aplikohet për Këshill të Evropës, në mënyrë që shtetet mos të gjejnë arsye për qëndrim pasiv.
“Më mirë është të pritet epilogu i Gjykatës Speciale pastaj të aplikojmë për anëtarësim në Këshill të Evropës do të ishte më mirë, sepse atëherë shtetet anëtare nuk do gjenin arsye të qëndronin pasive”.
Gorani, përsëri tentoi të marrë përgjigje për Gjykatën Speciale, raporton EO.
“Është e pamundur ju mos me dit se cilat janë pasojat nëse e shfuqizojmë Specialen. Do doja të më përgjigjeshit në pyetjen për Gjykatën Speciale”.
Mirëpo Hoxhaj, tha se nuk mund të flas në emër të ministrit të Punëve të Jashtme duke e konsideruar këtë pyetjet si jo të rëndësishme.
“Kjo pyetje do ishte relevante me 22 dhjetor ku ka ndodh ajo iniciativë jam ftuar të flas për Këshill të Evropës, por nuk kam pozitë të ministrit të jashtëm për raportin e Kosovës me shtetet tjera. Duhet ta kemi plan kohor se në cilën organizatë do të jetë Kosovë në 2 vitet e ardhshme”.
Por Hoxhaj ka insistuar se janë bërë përgatitje për aplikim për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe se koha ideale është muaji shkurt.
“Ne si vend kemi bërë përgatitje të anëtarësohemi në Këshill të Evropës, ka një progres konkret, qëllimi kryesor ka qenë me testuar realitetin e brendshëm a mund të anëtarësohemi a jo. Ajo çka mund të ndodh në vitin 2018, ta dërgojmë aplikimin për anëtarësim në këshill të Evropës, do duhej ta krijojmë një situatë të dërgimit të aplikimit për anëtarësim, Kosova duhet të plotësojë kushte, standarde për tu bërë pjesë e këshillit të Evropës. Nëse ne dërgojmë aplikimin për anëtarësim në këshill të Evropës, në fund të vitit 2019 apo në fund të 2020”.
Ai theksoi se 5 shtetet anëtare të BE që nuk kanë njohur Kosovën 4 prej tyre janë shprehur se do të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
“Mund të bëhemi pjesë e këshillit të Evropës, prej mbështetjes se shteteve anëtare, 4 shtete anëtarë të be që nuk e kanë njohur Kosovën kanë konfirmuar mua se do të votojnë pro për anëtarësimin e Kosovës në këshill të Evropës. Rusia është e suspenduar nga asambleja e Këshillit të Evropës, mund të ndodh jo vetëm që kanë suspenduar dhe mund të suspendohet nga vet Këshilli i ministrave në muajt e ardhshëm. Dhe nëse kjo ndodh do të ishte një situatë e favorshme për Kosovën në këshill të Kosovës”.
Hoxhaj theksoi se benificion i parë që fiton Kosova pas aplikimit në këshill të Evropës është anëtarësimi në procesin e Bolonjës.
Aida Dërguti, anëtare e komisionit nga VV, tha se Kosova duhet të ketë kujdes nga influenca e Rusisë sepse ndërhyn në votën e shteteve të tjera për mos anëtarësim të Kosovës në këshill të Evropës.
“Influenca e Rusisë edhe kur nuk është prezent dhe nuk duhet neglizhuar, ka shtete nën influencën e saj dhe ndërhyn tek votimi. Serbia është shumë aktive dhe është pengesë e madhe”.