Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se nuk është e rëndësishme se kush e udhëheq dialogun me Serbinë, por cili do të jetë epilogu i tij.
Hoxhaj në Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, shtoi se themelim i asociacionit duhet të shkojë paralelisht me ulësen në OKB, raporton Ekonomia Online.
“Sa i takon OKB-së dhe asociacionit qëndrimi im ka qenë gjithmonë që ne do duhej një model marrëveshje të asociacionit ta integronim në një marrëveshje më të madhe që do i normalizonte marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Themelim i asociacionit duhet të shkojë paralelisht me ulësen në OKB”.
“Qeveria e ka tërheq platformën, dhe në këtë tryezë temat e folura ka qenë dialogu Kosovë-Serbi, do të ishte absurde nëse nuk do mund të merreshim vesh për një platformë që do dërgohej në Kuvend e cila do duhej të miratohej nga ju. Ju jeni deputet, unë kam kaluar në Qeveri, ne duhet të jemi ma të vëmendshëm rreth epilogut të dialogut sesa asaj se kush po shkon në dialog”.
Hoxhaj në këtë pyetje iu përgjigj deputeti Zafir Berisha, nga Nisma për Kosovën. Berisha pyeti Hoxhaj pse Qeveria ka tërheq platformën për bisedime me Serbinë nga Kuvendi.
“Cila është arsyeja që Qeveria ka tërheq platformën për bisedime me Serbinë, a është tërheq që Thaçi të shkojë të dielën me duar në xhepa në Bruksel”.
Vjosa Osmani nga LDK-ja pyeti Hoxhajn se a kanë informacione se Serbia po ndalon në kufi shërbyesit civil shqiptarë ata të FSK-së apo Policisë së Kosovës, por edhe punonjës në administrata të cilët jetojnë në Preshevë apo duan të kalojnë kohë atje.
“A jeni të informuar që gjatë muajve të fundit në kufi me Serbinë janë duke u ndalur secili person që është shërbyes civil, të cilët shkojnë në Preshevë të familjet e tyre. Këtu po flasim për 80 mijë deri në 100 mijë njerëz, si duket ka vendim të qeverisë së Serbisë që të ndal nëpunësit civil të lëvizin lirshëm në Preshevë.
“Të dielën do kemi takim mes presidentëve, përderisa presidenti nuk është mandatar nga Kuvendi është e palogjikshme që Kosovë të sillet se kinse nuk po ndodhë, kur Serbia ndal lëvizjen e lirë”.
Hoxhaj tha se për këtë çështje ka njoftuar komisionarin Johannes Hahn, duke shpresuar që Komisioni Evropian në raportin për Serbinë do të duhej ta përmendet këtë çështje.
“Shërbyesit civil që punojnë në institucione të Kosovës në FSK, polici janë ndaluar dhe kthyer prapa, kanë një listë me emra dhe mbiemra kush ndalohet, ia kam dërguar një letrës Johannes Hahn i cili është komisionet për zgjerim, janë ndaluar dhe kthyer mbrapa në Kosovë, unë mendoj që KE në raportin e Serbisë duhet të thotë se duhet të merren shënim nga këto raste”.
Hoxhaj foli edhe për funksionalizimi e pjesës maqedone të autostradës “Arbën Xhaferi” do të vazhdojë së shpejti, raporton EO.
“Jemi duke biseduar se si të sigurohen leje për banorët e Kosovës dhe Qedonisë që nuk ka pika kufitare. Është çështja e funksionalizimit të autostradës ‘Arbën Xhaferi’ në pjesën e shtetit maqedon, dje takova zv.kryeministrin Osmani më dha lajme të mira se do të vazhdojë së shpejti”.
“Duhet të bisedime për Marrëveshjen për komunikacionin hekurudhë kufitare, marrëveshje për fushën e diasporës, një plan për bashkëpunim mes ministrisë së MFSK-së, dhe asaj të mbrojtjes se Maqedonisë; marrëveshje për bashkëpunim në fushën e inovacionit; marrëveshje për trafikun lokal ndërkufitar”.
“Do duhet të ketë një pako të përbashkët turistike Kosovë-Maqedoni-Mali i zi-Shqipëri, po ashtu lidhja e qendrës turistike Brezovica me Sharrin, dhe ndërtimi i rrugës Tetovë-Prizren e ndoshta edhe hapja e nja pike kufitare në Brod, si dhe shpallja e Sharrit park nacional”.