Hoxhaj takon ambasadorin francez Guerot, flasin për situatën në veri të Kosovës

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot dhe biseduan për zhvillimet e fundit politike dhe ngjarjet në veri.

Hoxhaj, thotë se deeskalimi i situatës në veri dhe lirimi i tre policëve të Kosovës, të rrëmbyer nga Serbia, është tejet i nevojshëm tani dhe bëri thirrje që të ndërmerren sa më parë hapa për t’u ulur tensionet atje.

“Prita në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot dhe biseduam për zhvillimet e fundit politike dhe ngjarjet në veri. Deeskalimi i situatës atje dhe lirimi i menjëhershëm i tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia, është tejet i nevojshëm tani. Sa më parë të ndërmerren hapa për t’u ulur tensionet!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Të ngjashme