Hoxhaj: T’u dëshmojmë edhe një herë se bashkëjetesa fetare në Kosovë është si askund tjetër

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, u ka uruar festat e Krishtlindjeve besimtarëve të besimit katolik.

Hoxhaj në shkrimin e tij përmendi shembullin e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në Kosovë, si askund tjetër në botë.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Të dashur miq të besimit katolik,

Urime Krishtlindja! Në një vit si asnjë tjetër, përplotë me sfida dhe goditje nga më të ndryshmet, është shumë e rëndësishme që të bashkuar të shënojmë datat dhe festat si kjo.

T’u dëshmojmë edhe një herë të gjithëve, brenda dhe posaçërisht jashtë Kosovës, tolerancën dhe bashkëjetesën tonë fetare si askund tjetër në botë.

Shqiptarët, pa dallim feje, kanë qenë bashkë në luftë dhe së bashku kanë ndërtuar paqen. Askush asnjëherë nuk mund të thotë ndryshe! Prandaj, në këtë natë të shenjtë për vëllezërit tanë katolik, ne festojmë dhe gëzojmë me ta, duke u lutur që gjatë vitit tjetër familjet tona të begatohen me shëndet e zemrat tona të ngrohen me dashuri. Goditjet që morëm këtë vit, bashkë do t’i kthejmë në forcë e frymëzim për ta rimëkëmbur dhe rindërtuar shtetin tonë. Gëzuar!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme