Hoxhaj: Ua kam bërë të qartë Haradinajt, Mustafës e Limajt pozicionin e PDK-së për zgjedhjen e Presidentit

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se Ramush Haradinaj nuk ka votë nga PDK-ja për president.

Enver Hoxhaj ka thënë se qëndrimi i PDK-së është që presidenti të jetë i PDK-së dhe kjo parti nuk ka votë për asnjë nga partnerët e koalicionit për president.

“Kam pasur takim me Haradinajn, para dy javësh, ia kemi bërë të qartë atij.. Mustafës, Limajt që kushdo që dëshiron ta kenë voton për zgjedhjen e Presidentit, ne mund ta votojmë vetëm një kandidat që e propozon PDK-ja, e jo i partive të tjera”, tha Hoxhaj në Rubikon.

“Nuk e votojmë dikë (Haradinajn) partia e të cilit i ka vetëm 6% të votave. Është temë e mbyllur për PDK-në se nëse partnerët e koalicionit kërkojnë votë nga PDK për president, ne nuk do ta votojmë.”, ka thënë Hoxhaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme