Hoxhaj udhëton drejt Francës, Serbia po e keqpërdor Interpolin

Prishtinë | 06 Jan 2017 | 12:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konference për media të mbajtur sot ka shpalosur të gjitha veprimet që po ndërmerren për lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet në arrest në Francë, derisa ka fajësuar shtetin serb se po keqpërdor INTERPOL-in për të ndjekur qytetarët e Kosovës.

Ai tha se ka pasur telefonatë me ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, të cilin e ka informuar në detaje për fletarrestimet e tilla serbe që siç deklaroi, janë të motivuara politikisht.

“Kam kërkuar nga ministri i jashtëm francez që të ndërmarrë çdo gjë që Haradinaj të lirohet sa më parë,pasi që është i pafajshëm”, tha Hoxhaj.

“Ne sot kemi bërë një kërkesë të dytë, duke dëshmuar në detaje që Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën, dhe kemi përmendur një numër të madh të rasteve të ngjashme”, tha ministri i Jashtëm.

Hoxhaj, ndërkaq bëri të ditur se ka bërë kërkesë zyrtare për të udhëtuar në Francë, me qëllim që ta informojë detajisht ministrin për ndjeshmërinë e rastit, dhe se Haradinaj të lirohet.

Në anën tjetër, ai tha se autoritetet e Kosovës i janë nënshtruar një presioni të madh ndërkombëtar pas vendimit për të mos i dhënë leje presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, që të vizitojë Kosovën për Krishtlindjet Ortodokse.

Moslejimi i kësaj vizite, shihet si kundërpërgjigje e Qeverisë së Kosovës pas ndalimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Basel nga policia franceze mbi bazën e një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia që në vitin 2004.

Sipas tij, Haradinaj paraprakisht i kishte njoftuar zviceranët se do të udhëtonte drejt Bazelit.

Ministri i Punëve të Jashtme ka ftuar partitë politike dhe qytetarët qe të përmbahen pas arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai tha se Kosova ka raporte të shkëlqyera me Francën dhe këto raporte deklaroi ai, duhet të vazhdojnë.

Hoxhaj: Po bëjmë çmos që Haradinaj të lirohet

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj mbajti konferencë për media në lidhje me ndalimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

Ai nuk dha ndonjë afat se kur do të mund të lirohet lideri i AAK-së, përpos që tregoi në mënyrë kronologjike përpjekjet e kësaj ministrie përkitazi me rastin në fjalë.

Hoxhaj tha se për këtë rast është informuar të mërkurën në ora 15:00 dhe që atë ditë ka biseduar me Haradinajn.

Ai tha se menjëherë ka formuar një grup të punës, ku ka kontaktuar me autoritetet franceze dhe autoritetet tjera përgjegjëse, raporton Ekonomia Online.

Hoxhaj tha se kanë përpiluar një shkresë ku kanë kërkuar lirimin e Haradinajt, pasi që konsiderojnë se arsyet janë krejtësisht jolegjitime dhe të motivuara politikisht.

Ndërsa shtoi se kanë bërë edhe kërkesë për vizitë zyrtare në Francë në mënyrë që të njoftohen me detajet rreth ndalimit të Haradinajt.

“Gjatë ditës së sotme kemi bërë një kërkesë të dytë për lirim, duke bërë të qartë se kërkesat e tilla nga ana e Serbisë janë të paligjshme. Unë kam bërë kërkesë për vizitë zyrtare në Francë me qëllim që ta takojë ministrin homolog dhe të njoftohem me detaje për ndalimin e Haradninaj”, tha ai.

Ai tha se raportet me Francën duhet të ruhen pavarësisht këtij rasti, ndërsa bëri të ditur se do të ndërmarrim veprime reciproke, dhe veprime tjera që ndërlidhen me raportet me Serbinë.

Fotografia e Enver Hoxhaj

Fotografia e Enver Hoxhaj

Të ngjashme