Hoxhaj uron kosovarët për festën e pashkëve

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 15:49 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar besimtarët e krishterë për festën e pashkëve.

Hoxhaj tha se Kosova gjithmonë ka qenë vend i paqes dhe tolerancës, ndërsa ka bërë thirrje që kjo festë të shërbejë për ta ripërtrirë besimin me njëri-tjetrin, solidaritetin dhe mirëkuptimin si vlera të përbashkëta që ndajnë qytetarët e Kosovës.

“Urime Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë. Kosova gjithmonë ka qenë vend i paqes dhe tolerancës, prandaj kjo festë le të na shërbejë që ta ripërtrijmë besimin në njëri tjetrin, solidaritetin dhe mirëkuptimin, si vlera tona të përbashkëta”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme