Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka deklaruar se Marko Gjuriq është futur ilegalisht në Kosovë, në kundërshtim me kushtetutën dhe marrëveshjen e Brukselit. Hoxhaj përmes një reagimi në Twitter ka thënë se veprimet e tilla janë të rrezikshme dhe kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës. “Kosova do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtuar […]
Hoxhaj: Veprimet e Gjuriqit tendencioze, Kosova nuk lejon shkeljen e Kushtetutës

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka deklaruar se Marko Gjuriq është futur ilegalisht në Kosovë, në kundërshtim me kushtetutën dhe marrëveshjen e Brukselit.
Hoxhaj përmes një reagimi në Twitter ka thënë se veprimet e tilla janë të rrezikshme dhe kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.
“Kosova do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtuar paqen brenda territorit” ka shkruar Hoxha.
Kujtojmë që Marko Gjuriq është futur në Kosovë pa marrë leje paraprakisht.












