Gjatë qëndrimit për vizitë zyrtare në ShBA, Ministrja Hoxha takoi zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Azi, Hoyt Yee. Në këtë takim, Ministrja Hoxha e njoftoi Yee për reformat e ndërmarra, punën dhe angazhimin e institucioneve të vendit për të fuqizuar sundimin e ligjit.
Po ashtu, ministrja Hoxha ritheksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Qeverinë amerikane dhe falënderoi Yee për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Zëvendësndihmës sekretari i shtetit përgëzoi Ministren Hoxha për punën dhe përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për reformat që po bëhen në sektorin e drejtësisë.
Yee, vlerësoi lart iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe po ashtu përshëndeti aprovimin e tij nga Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar këtë reformë si sukses drejt fuqizimit të sundimit të ligjit.