Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë ndeshjes kundër Dukagjinit në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll, me avantazh.
Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga Albin Krasniqi në minutën e ’20-të.
Kujtojmë se Prishtina gjendet në vendin e katërt me shtatë pikë nga katër ndeshje, kurse Dukagjini në vendin e shtatë me gjashtë pikë nga pesë ndeshje.
Ndeshja është duke u zhvilluar në kampin nacional të FFK-së në Hajvali
Këtë përballje mund ta ndiqni në platformën Artmotion në kanalin Sport1.