“BP Home Investment” pas shumë projekteve të suksesshme përuroi fabrikën “InstaBuilt” e para e këtij lloji në Kosovë. Kjo fabrikë do të merret me prodhimin e shtëpive-ndërtimet modulare nga druri
Fabrika “InstaBuilt”, që gjendet brenda Zonës për Procesim të Eksporteve, është me një hapësirë prej 40 mijë metrash katrorë.
Mentor Pllana, themelues dhe drejtor menagjues i kompanisë “BP Home Investment”, tha se për 5 vjet me radhë janë duke punuar që të jetësojnë këtë projekt. Sipas tij, synim kanë ndikimin në rritjen e punësimi në vend.
“Për 5 vjet rresht e kemi pritë këtë ditë, ta promovojmë së bashku me ju fabrikën për prodhime modulare ‘Instabuilt’, e cila gjendet në kuadër të Zonës për Procesim të Eksporteve. Fabrikën ‘Instabuilt’, fabrikë e cila do të prodhojë ndërtime modulare apo hapësira fluturuese. Në fillim të vitit 2020 kemi kapacitete të ndërtojmë 8 Lagje si Lagjja Qershia çdo vit, ndërsa deri në fund të vitit 2022 do të kemi kapacitet prej 1 milion metra katrorë në vite ose do të ndërtojmë 26 Lagje si Lagjja Qershia çdo vit”, theksoi Pllana.
“Këtë zonë ku ne qëndrojmë sot e ndërtuam brenda një viti 2018/2019. Të gjithë Zonën për Procesim të Eksporteve do ta funksionalizojmë dhe promovojmë në muajin prill/maj të vitit 2020”, tha Pllana.
Përveç fabrikës “InstaBuilt”, Pllana tregoi se brenda Zonës për Procesim të Eksporteve do të grumbullohen produktet dhe shërbimet nga prodhuesit dhe do të eksportohen kudo në botë.
Kurse siç tha si, në qendrën e dizajnit dhe inovacionit do të trajnohen dhe certifikohen të rinjtë për punë dhe prodhim.
“Platformën finger-market, kompani e themeluar në Amerikë ku fokus primar tani ka investimin dhe financimin digjital të projekteve tona në gjithë Evropën dhe Amerikën, bazuar në teknologjinë crowedfunding, crowed financing, crowed renting. Institutet nga Sllovenia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat do të certifikojnë produkte dhe shërbimet e prodhuesit Kosovar”.
“Partner për transport dhe international, do të thotë kemi qasje në transport rrugor, hekurudhor dhe detar, me një fjalë do t’i grumbullojmë mallrat dhe shërbimet nga prodhuesit tani e do t’i eksportojmë kudo nëpër botë. Qendrën e dizajnit dhe inovacionit në sipërfaqe prej 5700 metrash katrorë, ku do t’i edukojmë dhe certifikojmë të rinjtë tanë për punë dhe prodhim”, tregoi ai.
Pllana tregon se e veçanta e këtij projekti janë brendet botërore si Homag, Weimann, Knauf, Bosch, Schnider, ABB, Rockwool, James Hardie, Egge, Hasslacher, Rehau, Wicona, STO, Thysen Krypp etj.
Mirëpo, Pllana thekson se bashkëpunimi me bizneset e diasporës është i nevojshëm.
Pllana, në shënimin e 20-vjetorit të këtij biznesi theksoi se qëllimi i këtij investimi dhe bashkëpunimi është të rrisin eksportin brenda dy viteve të ardhshme.
“Imagjino, nëse ne prodhojmë vetëm 1000 shtëpi në vite nga kjo fabrikë, do të thotë kemi nevojë për 9000 dritare, 9000 dyer, 1000 kuzhina, 1000 seta të shkallëve, 3000 seta të sanitaris për banjo, e gjithçka tjetër që i duhet shtëpisë, e të gjitha të prodhuara në Kosovë, e ne do të vendosim brenda se cilës shtëpi e do ta eksportojmë në Evropë, Skandinavi dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Imagjino sa fabrika tjera do të hapen, sa punëtorë do të punësohen në vendin tonë, dhe sa taksa do t’i grumbulloj shteti ynë si në fitim e taksa tjera”, u shpreh më tej Pllana.
Sipas drejtorit menaxhues të kompanisë “BP Home Investment”, nëse në Zonën për Procesim të Eksporteve shkon gjithçka ashtu siç është planifikuar, numri i të punësuarve deri në fundit të vitit 2022 do të arrijë në 1000 persona.
“Në këtë Zonë për Procesim të Eksporteve nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, numri i të punësuarve deri në fund të vitit 2022, do të arrijë deri në 1000 vende pune, dhe te prodhuesit tjerë të cilët janë furnitorët tonë do të krijojnë më shumë se 2500 vende te reja pune”, theksoi Pllana.
Pllana në fund ftoi edhe një herë diasporën shqiptare t’iu bashkohet në mënyrë që Kosova të jetë një vend që eksporton, investon dhe ndihmon.