Let’s Do It interesohet që Orllanin ta bëjë me zona gjelbëruese

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 14:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Let’s do it Kosova bashkë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë shkuan në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës,  për të vizituar banorët dhe për të sjellë propozime për ta se si mund të ndihmojnë në ruajtën e mjedisit përreth liqenit të Batllavës dhe në tërësi në këtë zonë, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Let’s do it Kosova, Luan Hasanaj, iu kërkoi banorëve që të propozojnë hapësirë të këtij vendi që më pas ajo të gjelbërohet dhe të jetë për qytetarët .

Por Hasanaj nuk ishte i kënaqur me disa pjesë të Orllanit, sepse sipas tij, kanë filluar sërish të hedhin mbeturina pikërisht në ato zona ku vullnetarët e “Let’s do it Kosova”, kishin pastruar.

“Ne kemi qenë këtu me vullnetarët tanë dhe me disa djem dhe nxënës të shkollave, janë larguar një sasi e mbeturinave në tri lokacione. Fatkeqësisht e pashë që kishin filluar prapë me gjuajt. Ne kemi ardhur me ju pyet se ku mundemi me e gjet një lokacion me gjelbëruar, me i sjellë disa shporta ku mund të jenë për juve dhe njerëzve ku do të vizitojnë këtë zonë. Ju na e propozoni pastaj ne mund ta gjelbërojmë. Është edhe faza tjetër ku ne do e përgatitim një propozim që ka të bëjë me ruajtën e mjedisit të kësaj zone”, tha Hasanaj.

Ndërsa Leotrim Sahiti, këshilltar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha se si ministri kanë synim që t’i ruajnë burimet ujorë të vendit. Madje Sahiti tha se gjatë vitit 2019 do të fillojnë ndërtimin e ujësjellësit për banorët e Orlllanit.

“Ne si ministri jemi duke punuar që të kemi edhe burime të tjera ujore. Vetë fakti që në Orllan kemi këtë burim ujorë i cili është i vlefshëm për Kosovën duke ditë që kemi problem me të ardhurat uroje. Edhe ju edhe ne jemi me fat që e kemi Batllavën dhe duhet të punojmë ta ruajmë së bashku. Këto zona duhet të mirëmbahen meritojnë të kemi një pamje një menaxhim të mirë. Do të kemi projekte të përbashkëta në ruajtjen e diversitetit të kësaj pjese por edhe ruajtjen e cilësisë për banorët e kësaj ane. Ne në vitin 2019 kemi paraparë fillimin e ndërtimit të ujësjellësit për këtë fshat ku projekt kapë vlerën e 1 milion e 300 mijë euro dhe do të zgjatë tre vite. për 2019 do të kemi 400 mijë euro që do të jenë për fillimin e implementimit të projektit”, tha Sahiti.

Se Orllani është në fokus të institucioneve e thotë edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Sipas këtij të fundit, ani pse ky vend përballet me sfida mjedisore, gjendja ka filluar të përmirësohet.

“Gjendja është përmirësuar nuk mund të themi që nuk është përmirësuar gjendja, edhe ata kundërshtarët politik e pranojnë se gjendja është ndryshuar për të mirë në këtë fushë. jemi larg të dëshirueshmes dhe asaj të mundshmes. Ne si komunë edhe kompanitë edhe organizatat mund të bëjmë më shumë  në vetëdijesimin e banorëve dhe shfrytëzuesve të kësaj hapësirë. Për mos të them edhe i keq shfrytëzojnë. Është për tu përgëzuar këto aksione”, tha Rudari.

Mundësi për të diskutuar kishin edhe banorët e kësaj zone. Zijadin Zeqiri, drejtor i shkollës “Zahir Pajaziti” në Orllan kritikoi institucionet se nuk po zbatojnë gjoba për ata të cilët hedhin mbeturina vend e pa vend.

“Nuk mund të themi që po nisemi qitash se këtu nuk është bo kurgjo është mundu me u ruajt ky ambient. Unë kam një propozim duhet të nxjerrim diçka. Na kemi hyrë në sistem për menaxhimin e mbeturinave por duhet të iniciohet nga ju që njerëzit që po vijnë këtu po i hedhin thasët me bërllok. duhet dënime”, tha Zeqiri.

Të ngjashme