Dhunimi i 11 vjeçares, me protestë kërkohet mbrojtje për vajzat dhe gratë

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 12:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sheshin “Zahir Pajaziti” është protestuar pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares ditë më parë, raporton Ekonomia Online.

Me afishet në duar “Mbrojtje për vajzat dhe gratë” qindra qytetarë të Prishtinë kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit për të sensibilizuar institucionet dhe shoqërinë për parandalimin e rasteve të tilla.

Katër persona ndodhen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, si të dyshuar për dhunimin e një 11-vjeçareje të shtunën në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë.

Tre nga katër të dyshuarit që po qëndrojnë në paraburgim janë të mitur. Ndërsa, i moshës madhore, 19-vjeç, është edhe i dyshuari i pestë.

Të ngjashme