Pas formimit të Këshillit nismëtar për themelim të degës së dytë në Prizren, u formua edhe nëndega e radhës në këtë qytet në krye me Emrije Kalanderi, në lagjen “Bazhdarhane”
Të pranishëm nga qendra me rastin e themelimit të nëndegës në “Bazhdarhane” ishte edhe lideri i Lëvizjes për Drejtësi brenda PD-së Sylejman Çerkezi, me bashkëpunëtor.
Në fjalën e tij lideri i kësaj lëvizje Sylejman Çerkezi, veç tjerash shprehu gatishmërinë për të qenë sa më afër atyre strukturave që ishim gurthemeltar të platformës për drejtësi ku brenda saj janë kultivuar vlerat e mirëfillta të popullit shqiptar, respektivisht vlerave të sakrificës dhe atdhedashurisë për komb dhe atdhe.
Këto vlera janë shembulli më i mirë, që e kanë karakterizuar popullin shqiptar liridashës, me të cilat jemi krenar, duke mos harruar asnjëherë gjakun e derdhur për ideale të larta, jetësimin e formimin e shtetit tonë të ri, Kosovën