Hulk Hogan poston gabimisht lajmin për vdekjen e mikut

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 14:56 | Nga

Fansat e Bam Margera u trishtuan kur filluan të dilnin thashetheme se legjenda e Jackass kishte vdekur, transmeton Klan Kosova.

Gjithë këtë mërzi e shkaktoi Hulk Hogan.

Krahas një fotografie të tij së bashku me Bam, Hulk shkroi në Twitter: “Bam do të doja që ti të ishe akoma me ne, do të doja të dilnim prapë bashkë si vëllezër”.

Pastaj, Hulk fshiu postin.

Menjëherë pas kësaj, Hulk bëri edhe një postim tjetër duke thënë se ai e ngatërroi Bam me ish yllin e Jackass, Ryan Dunn, duke shkruar: “I kam përzier Ryann dhe Bam, më fal Bam”.

Dunn vdiq së bashku me një pasagjer tjetër gjatë një aksidenti automobilistik në Pensilvani në vitin 2011, në moshën 34-vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme