93 për qind e fëmijëve në Kosovë kanë deklaruar se posedojnë një smartphonë. Kjo u bë e ditur përmes një hulumtimi të zhvilluar nga Kolegji AAB, me temën “Fëmijët online në Kosovë, përdorimi i internetit dhe eksperiencat”, i mbështetur nga MASh-i, raporton Ekonomia Online.
Larg rrjeteve sociale nuk po mbesin edhe keq. 79 për qind e tyre kanë deklaruar se janë të pranishëm në rrjete sociale, ndërsa 18 për qind kanë thënë se jo, pjesa tjetër kanë deklaruar se nuk e din.
Hasan Saliu prorektor për hulumtim shkencor ka thënë qëllimi i hulumtimit ka qenë për të parë se sa fëmijët në Kosovë qëndrojnë online dhe për çfarë përdoret.
“Ky projekt është realizuar në vitin 2019, por që për shkak të rrethanave me pandeminë nuk kemi mundur ta prezantojmë më herët. Projekti është realizuar nga një grup profesorët e AAB, i mbështetur nga MASH-i. Qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë që të matet koha e qëndrimit online të fëmijëve, për çka e përdorin ata dhe cilët janë rreziqet që mund t’iu kanosen atyre. Objektivi tjetër është se çfarë i dallon fëmijët në Kosove dhe atyre ne Evropë. Nuk ka pasur më herët këso lloj projekti dhe se Kosova nuk është përfshirë në asnjë hulumtim të tillë. Janë shpërndarë 500 pyetësor nëpër shkolla të Kosovës, 100 pyetësor janë shpërndarë te prindërit” tha Saliu.
Saranda Shatri prodekane në fakultetin e shkencave sociale tha se interneti përdorët gjithashtu edhe për njohje të reja dhe më pas takime ballë për ballë.
“27 për qind e tyre janë shprehur se e kanë më të lehtë të jenë vetvetja në internet. 34 përqind kanë thënë se kanë pak të lehtë të jenë vetvetja në internet. 19 për qind e respodentëve kanë takuar atë person ballë për ballë pasi e kanë njoftuar në internet. Njohjet online dhe më pas takimet offline kanë rezultuar edhe më shqetësuese. 2 për qind e respodentëve janë shprehur se nga këto takime ka pasur përpjekje për të abuzuar edhe seksualisht me ta, ndërsa 22 përqind kanë dalë të ofenduar dhe të lënduar emocionalisht nga këto takime”, tha ajo.
E Mimoza Kamberi tha se 25 për qind e respodentëve kanë qenë të ngacmuar me veprime fyese, e 13 për qind kanë ngacmuar të tjerët me veprime fyese. 16.2 për përqind janë ngacmuar gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.