Humb jetën gazetari francez, Stephane Villeneuve , i cili ishte plagosur pas shkeljes së minës në pjesën perëndimore të qendrës së qytetit të Mosulit në Irak.
Sipas informacioneve të marra nga Ambasada e Francës në Erbil, gazetari francez Villeneuve ishte plagosur pas shpërthimit të minës, kur ai ishte duke ndjekur përleshjet mes organizatës terroriste DEASH dhe ushtrisë së Irakut në rajonin “Qyteti i Vjetër”, në pjesën perëndimore të Mosulit. Ai ka humbur jetën në spitalin ku ishte duke u trajtuar.
Ndërkaq, njoftohet se dy gazetarët e tjerë francezë, të cilët po ashtu janë plagosur, do të dërgohen në Francë me aeroplan ambulance.
Ndërkaq, dje edhe gazetari nga Iraku, Bahtijar Haddad kishte humbur jetën si pasojë e shpërthimit të minës, përderisa ishte duke i ndjekur përleshjet në Mosul, kurse 3 gazetarët francezë në mesin e të cilëve ndodhej edhe Villeneuve ishin plagosur.
Që nga 17 tetori i vitit 2016, kur filloi operacioni i çlirimit të Mosulit nga DEASH-i e deri më tani si pasojë e përleshjeve dhe të shpërthimit të minave humbën jetën ose u plagosën një numër i madh i gazetarëve.