Gjatë çlirimit të Mosulit, humbën jetën 9 gazetarë

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 10:46 | Nga

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve në Irak ka njoftuar se gjatë operacionit i cili nisi në tetor të vitit 2016 për çlirimin e Mosulit nga DEASH-i kanë humbur jetën 9 gazetarë dhe 26 të tjerë janë plagosur.

Në raportin e publikuar nga Shoqata e Gazetarëve thuhet se afërsisht 700 gazetarë punonjës të institucioneve lokale dhe ndërkombëtare kanë ndjekur operacionin për çlirimin e Mosulit i cili filloi më 17 tetor 2016.

Gjithashtu në raport jepet informacioni se gjatë ndjekjes së operacionit kanë humbur jetën 9 gazetarë në mesin e të cilëve edhe me origjinë të huaj, si dhe janë plagosur 26 të tjerë.

Ndër të tjera në raportin ku përmendet edhe situata e gazetarëve në rajonet ku janë përjetuar konfliktet bëhet e ditur se 9 ekipe të medias në vijën e fronit janë përballur drejtpërdrejt me sulmin e DEASH-it por se kanë shpëtuar pa marrë asnjë plagë.

Kryeministri irakian Hajdar el-Ibadi ditën e djeshme shpalli zyartarisht çlirimin e Mosulit i cili ndodhej nën kontrollin e DEASH-it që nga qershori 2014.

Ushtria e Irakut bashkë me forcat Peshmerge dhe forcat e koalicionit ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve në kuadër të operacioneve për çlirimin e Mosulit më 17 tetor 2016 nisën operacion në pjesën lindore të tij. Pas operacionit i cili zgjati afërsisht 100 ditë pjesa lindore u çlirua plotësisht nga DEASH-i më 24 janar.

Pas këtij zhvillimi më 19 shkurt nisi operacioni nga të tre anët për rimarrjen e pjesës perëndimore të Mosulit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme