Humb jetën një shofer në një vetaksident në Podujevë

Prishtinë | 05 Kor 2026 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të trafikut që ka ndodhur në orët e para të së shtunës në fshatin Gerdoc të Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 4 korrik 2026, rreth orës 00:43.

Policia bëri të ditur se viktima, një mashkull kosovar, ishte drejtues i automjetit me targa vendore.

“Ka ndodhur një vet aksident komunikacioni rrugor me fatalitet. Në vendin e ngjarjes nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës m/k, i cili ka qenë drejtues i automjetit me targa vendore.”

Të ngjashme