Komunarët e Podujevës i kanë humbur mbi 25 mijë euro nga dy vendime gjyqësore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbi 10 mijë euro i janë marrë nga një vozitëse për mungesën e një shenje të komunikacionit, e tjetra për mospagesën e një anekskontrate. Zyrtarët opozitarë të PDK-së e LVV-së e kanë quajtur humbjen e këtyre parave si papërgjegjësi institucionale.
“Papërgjegjësia institucionale nga ana e qeverisjes lokale e Veliut dhe drejtorëve të zgjedhur nga vetë ai ka rezultuar në pagesën e panevojshme të shumës afro 26.000 € me vendim të gjykatës për dy raste konkrete, njëra për mospërmbushje të obligimeve rreth një kontrate dhe tjetra për pagesën e fituar në gjykatë nga një qytetare rreth një aksidenti në komunikacion për mosvendosjen e shenjave, ku dhe është rrezikuar edhe jeta e një qytetareje ku ky rast ka mundur të jetë edhe fatal që t’i kushtojë edhe me jetë”, ka thënë shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica.