Humbi luftën me kancerin, ndërron jetë aktorja amerikane Valerie Harper

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur amerikane Valerie Harper ka ndërruar jetë sot, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Harper u bë e famshme nga rolin i saj Rhoda në sitkomin klasik “The Mary Tyler Moore Show”. Gjithashtu ajo pati dhe role të tjera të suksesshme.

Lajmi i hidhur u konfirmua nga vajza e saj Cristina Cacciotti dhe mikesha e familjes Deanna Buskey- transmeton TCH raportimin e CNN-it.

Ajo prej vitesh luftoi me kancerin por sot n­ë mosh­ën 80 vjeçare e humbi p­ërfundimisht betejën.

Buskey, mikesha e familjes së aktores për më shumë se 20 vjet tha se familjarët nuk mund të siguronin detaje të tjera rreth vdekjes në këto momente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme