Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Të Mbrojtjes ka shqyrtuar mundësinë që ta ndryshojë procedurën e përzgjedhjes së komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, raporton Ekonomia Online.
Në këtë mbledhje e kërkua që të ndryshojë procedura e përzgjedhjes sa këtij komisioneri, për shkak siç thanë ata, dështimi në përzgjedhje po bëhet sepse asnjëri nuk po i siguron 61 vota të deputetëve.
Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi tha se me tha se nga mospërzgjedhja e komsionerit Kosova po humb fonde.
“Besoj se së bashku përzgjedhja e komisionerit është një dështim i madh sepse ne e dimë që kjo çështje ka vit që nuk është zgjedhur dhe me moszgjidhjen e këtij komisioneri kemi humbur shumë fonde”.
“Poashtu edhe ambasada britanike ka thënë se me moszgjidhjen e këtij komisioneri e kemi humbur përkrahjen e kësaj ambasade”.
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica kërkoi që në seancë të përzgjidhet anëtari që fiton më shumë vota e jo të pres t’i marr 61 vota.
“Çështja e komisionerit duhet që në si komision e kemi përmbyll mirë punën tonë. Po e njohim se është situatë e rënduar dhe nuk kemi unitet të plotë”.
“Nëse ne kemi dështuar përshkak të ligjit mund ta iniciojmë që ta bëjmë një standard për të gjitha zgjedhjet dhe mund ta përshpejtojmë këtë përzgjedhje”.
“Nëse njëri prej anëtarëve i merr shumicën e botëve, atëherë të përzgjidhet si komisioner e jo të pres t’i marr 61 vota të deputetëve”, tha Reçica.
Kërkesë për ndryshim të përzgjedhjes së komisionerit e kërkoi edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu.
“Gjendja në këtë asgjë nuk është e kënaqshme dhe mendoj se kjo kërkesë që ka ardhur, mund që kjo kërkesë ta dërgojmë në Kryesi sepse mënyra si është përcaktuar në ligj do ta pamundësojë përzgjedhjen e komisionerit”, tha ajo.
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se do ta dërgojnë në Kryesi kërkesën për ndryshim të përzgjedhjes së komisionerit, që pastaj të vendosin nëse mund t’i ndryshojnë procedurat për përzgjedhjen e komisionerit.