Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, e ka përshkruar humbjen nga Roma si më të keqen në karrierën e tij.
Barcelona ishte afër gjysmëfinales, por për pak nuk ja doli. E për pak, di të jetë nganjëherë shumë.
Sidomos pas rikthimit spektakolar që Roma reailzoi në shtëpi me fitore prej 3-0 duke shokuar Barcelonën.
“Ndoshta kjo është humbja më e keqe në karrierën time sepse mënyra si ndodhi dhe rezultati që patëm nga kjo ndeshje, për shkak të sezonit të mirë që po bënim”.
“Por, në fund e rëndësishme është t’i marrim gjërat ndeshje pas ndeshje. Ne vijmë nga një sezon i mirë, nga një dinamikë e mirë, por fatkeqësisht kjo u ndërpre në këtë mbrëmje dhe ky është fundi i rrugëtimit tonë në Ligën e Kampionëve”.
“Është e vështirë që të jem i sinqert”.“Një mbrëmje pikëlluese, për t’u harruar, ata na mposhtën në të gjitha mënyrat, ata na kanë çuar ku kanë dashur sepse ata kanë pasur nevojë për rezultatin e madh, e fatkeqësisht edhe e morën”, deklaroi Busquets pas ndeshjes.