Mats Hummels ka thënë se mungesa e sulmuesit Mario Gomez ndikoi shumë në humbjen e Gjermanisë nga Franca në gjysmëfinalen e “Euro 2016”.
Mats Hummels nuk heziton të përmend emra pas eliminimit të Gjermanisë nga “Euro 2016”.
Dhe, Hummels ka thënë se mungesa e sulmuesit Mario Gomez ndikoi shumë në humbjen e Gjermanisë nga Franca.
“Mendoj se Gomez na mungoi tepër. Nuk ishim keq në mbrojtje, gjithmonë kundërshtari do të ketë disa raste. Por, na mungoi dikush që do të shënonte gol”, deklaroi Hummels, i cili mungoi për shkak të suspendimit.
“Por, nëse do të kishim fituar, askush nuk do të ankohej. Të gjithë do të deklaronin se fitorja ishte e merituar”, u shpreh ai.