Ministria e Shëndetësisë ka pranuar një donacion prej 49 000 maska e 4 500 veshje speciale për personelin shëndetësorë nga ambasada e Hungarisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj fillimisht ka falënderuar ambasadorin hungarez për donacionin i cili do të shërbejë si mas preventive dhe kqtive për të sensibilizuar opinion që të jenë të kujdesshëm.
“Po e fillojmë këtë ditë me një ndihmë e cila vlerësohet nga populli ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria jonë. E falënderoj ambasadorin e Hungarisë, për angazhimin dhe trupat ushtarak që kujdesen edhe për sigurinë tonë të cilët ofrojnë stabilitet”.
“Këto ndihma janë më se të nevojshme për qytetarët tanë dhe në luftën e përbashkët ne luftimin e Covid-19. Kjo na forcon që të vazhdojmë tutje dhe ta rrisim kujdesin me masat mbrojtëse edhe për personelin shëndetësorë por edhe për qytetarët”.
“Sigurisht falënderojmë popullin e Hungarisë, qeverinë që në këto ditë të vështira i gjenden popullit të Kosovës. Ky kontingjent do të shërbejë si mas mbrojtëse preventive dhe mbi të gjitha edukative dhe ta sensibilizojmë opinion që të jemi të kujdesshëm”.
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze ka thënë se kanë dhuruar 49 mijë maska e 4 500 veshje speciale për personelin shëndetësorë.
Ai ka shprehur gatishmërinë që do të jenë pran popullit të Kosovës, sic ka thënë ai në këtë luftë të përbashkët.