Hungaria s’ka pranuar kërkesë zyrtare nga Shkupi për ekstradimin e Gruevskit

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski ka deklaruar synimin e tij për të kërkuar azil në një përfaqësi hungareze dhe Budapesti s’ka të bëjë asgjë me largimin e tij nga Maqedonia, ka thënë Qeveria hungareze sot, raporton Reuters.

Shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulyas ka refuzuar të tregojë se në cilin vend Gruevski ka kërkuar azil në Hungari, apo si ka arritur në Zyrën e Emigracionit dhe Azilit në Budapest, ku në fakt ai kishte dërguar dokumentet e tij të azilit ku edhe është dëgjuar, transmeton Koha.net.

Ai ka bërë të ditur se Hungaria ende nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Shkupi për të ekstraduar Gruevskin, duke theksuar se Hungaria do të vepronte “në linjë me ligjet” nëse një gjë e tillë ndodh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme