Hungaria do ta ndihmojë FSK-në

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 15:53 | Nga

Ministri i Ministrisë së FSK-së, Haki Demolli, priti një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme të Hungarisë të udhëhequr nga Istvan Balogh, drejtor i Departamentit për Politika të Sigurisë, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori i Hungarisë në Republikën e Kosovës Laszlo Markusz, Erik Baktai, dhe  Zoltan Solyom.

Ministri Demolli me delegacionin hungarez bisedoi lidhur me bashkëpunimin e dy shteteve në fushën e sigurisë dhe perspektiven e integrimeve euro-atlantike.

Me këtë rast, ministri Haki Demolli falënderoi Istvan Balogh dhe ambasadorin Markusz për mbështetjen dhe përkrahjen që Hungaria dhe Ministria e Mbrojtjes ka ofruar për FSK-në, duke potencuar në veçanti marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë në fushën e sigurisë.

Gjithashtu ministri Demolli shprehu interesimin për të rritur bashkëpunimin në mes dy shteteve dhe dy ministrive në fushat me interes të dyanshëm, si dhe e vlerësoi si shumë të rëndësishëm angazhimin dhe rolin e Hungarisë në mbështetje të Ministrisë së FSK-së dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku theksoi se disa nga aktivitetet e bashkëpunimit do të përfshihen në planin dypalësh të vitit 2017.

Nga ana e tij, drejtori i Drejtorisë për Politika të Sigurisë në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë, Balogh falënderoi ministrin Demolli për pritjen dhe vlerësoi lart bashkëpunimin e ndërsjellë, duke u shprehur mjaft i kënaqur për bashkëpunimin dhe thellimin e tij edhe në fusha të tjera të sigurisë.

Ai po ashtu shprehu gatishmërinë për përkrahje edhe në të ardhmen në fushat e cekura në Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive, duke premtuar njëherësh edhe mbështetje në procesin e integrimit.

2-2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme