Genta Ismajli dhe Huseyin Usta janë kthyer në një ndër çiftet më atraktive për publikun.
Ata janë shumë të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat janë mjaft aktivë dhe ndajnë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme.
Së fundmi, dyshja kanë realizuar disa fotografi të reja mjaft profesionale, të cilat i kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram.
Një nga këto fotografi, i dashuri i Gentës e ka publikuar në rrjetin social Instagram, bashkëngjitur me një dedikim emocionues për të dashurën e tij.
Teksa shihet duke i dhënë një përqafim me plot afsh në shpatull, Usta nuk i kursen fjalët e zemrës për këngëtaren me prejardhje nga Gjilani.
“Të dua shumë jeta ime”, kanë qenë fjalët në turqisht që biznesmeni ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë.
Çifti po e ndajnë kohën e tyre mes tri shteteve: Zvicrës, Turqisë dhe Kosovës.